Transmetuar më 16-04-2017, 13:21





Kryeparlamentari Ilir Meta thotë se dialogu dhe bashkëpunimi janë shpresa për një të nesërme të mirë.
Duke dhënë urimin me rastin e ditës së Pashkëve ai tha se, “Shpresojmë që këto Pashkë të na ndihmojnë që të kemi një të nesërme më të mirë. Dialogu është themeli për një të nesërme më të mirë. Dialogu është rruga më e mirë”.
Ai tha se festa nisi dje me një mesazh të Papa Françeskut për të ripërtërirë dialogun, për të rritur kapacitetet, për të dialoguar sepse dialogu bashkëpunimi janë themelet e një shpresë për një të nesërme më të mirë. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





