Transmetuar më 16-04-2017, 12:43














Qysh nga largimi prej postit të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri ka nisur ta shijojë maksimalisht kohën e lirë.
E pikërisht gjatë ditës së djeshme, e shtunë ai ka praktikuar një sport ekstrem, atë të hedhjes nga lartësia me parashutë, e njohur si “Skydive”.
Tahiri duket gjithë adrenalinë dhe e shijon çdo moment, ndërsa fotografi nga kjo eksperiencë ndryshe i ka publikuar në rrjetet sociale.
Ish- ministri aktualisht po merret me drejtimin e fushatës së Partisë Socialiste për Tiranën, por pavarësisht detyrave politike, arrin të shijojë dhe momente zbavitëse./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





