Transmetuar më 16-04-2017, 11:58

Dy të rinj në Tiranë, akuzohen se kanë tentuar të vrasin me armë zjarri punonjësin e një kompanie që jepte makina me qira. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, e shtunë rreth orës 15:00, në rrugën e “Durrësit”.

Tek zyra e një shoqërie që jep automjete me qira, D. I., 24 vjeç dhe S. T., 26 vjeç, banues në Tiranë, në bashkëpunim me njëri tjetrin për shkak të prishjes së kushteve të kontratës për qiradhënien e një makine, fillimisht kanë debatuar me pronarin e shoqërisë.

Debati ka agravuar më tej dhe një prej të dyshuarve ka tentuar të vrasë me armë zjarri punonjësin e kësaj shoqërie, L.Sh., 26 vjeç.

Por punonjësi, gjatë përleshjes fizike, ka arritur ti kapë pistoletën njërit prej autorëve dhe pas kësaj dy personat janë larguar me vrap.

Policia ka arritur të identifikojë dy autorët e kësaj ngjarje dhe po punohet për kapjen e tyre.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit me silenciator, tip “Zastava”, me pesë fishekë. Lidhur me këtë ngjarje vijojnë ende hetimet ndërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale të “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd