

Tentohet të grabitet me armë një kazino në orët e para të mëngjesit të sotëm. Dy persona, ku njeri prej tyre dyshohet të ketë qenë i armatosur, kanë tentuar të vjedhin një kazino në zonën e Kinostudios, në kryeqytet.
Në orën 04:10 të mëngjesit të sotëm, e diel, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë se në zonën e Kinostudio, dy persona, njëri prej të cilëve dyshohet i armatosur, kanë tentuar të vjedhin në kazino.
E sinjalizuar për ngjarjen, policia mbërriti në kazino, ku në vijim të hetimeve intensive u bë arrestimi i një prej autorëve të dyshuar Armando Demiri, 30 vjeç banues në Tiranë.
Gjithashtu është identifikuar dhe autori i dytë i dyshuar, Dorian Salla, 29 vjeç, banues në Tiranë, i cili është shpallur në kërkim.
29- vjeçari dyshohet se ka pas me vete një armë zjarri tip pistoletë, por pas tentativës për të grabitur është larguar nga vendngjarja, duke humbur gjurmët.
Policia e ka shpallur në kërkim dhe ka ngritur pika kontrolli të shumta si dhe po ushtron kontrolle në banesën e tij apo të afërmve ku mendohet të fshihet me qëllim kapjen e tij./a.y/noa.al
Foto arkiv
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





