





Prezantuesi Ledion Liço ndihet i bekuar nga ardhja në jetë e të birit London Noor. Ai zbulon një sekret se çfarë bën Sara me djalin, gjatë kohës që ai është në transmetim televiziv.
“Përparësitë e punës në TV!”, shkruan Ledioni në Instagram, teksa ka publikuar një fotografi ku Sara me të voglin në duar, e ndjekin në televizor.
Sara Hoxha, vajza e themeluesit të ndjerë të Top medias, Dritan Hoxha, solli në jetë më 13 dhjetor djalin e saj si fryt i lidhjes me prezantuesin Ledion Liço
Në një postim në rrjetet sociale Sara bëi një shpjegim të detajuar mbi emrin e pazakontë të të voglit.
“London, sepse është vendi ku unë dhe babai yt u dashuruam dhe rritëm ndjenjat. Noor, sepse je dritë në jetët tona dhe sepse Noor (dritë) + Itan= Dritan. Ti erdhe në jetë një muaj më parë dhe e ndryshove jetën tonë përgjithmonë”, shpjegonte Sara. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





