
Kryeministri Edi Rama duke i vendosur për zgjedhjet e 18 qershorit, ku së fundmi ka treguar se ka nevojë për ndihmën e qytetarëve për të zgjedhur kolonën zanore të fushatës së Partisë Socialiste.
Këtë gjë ai e ka thënë në llogarinë e tij në Facebook, ku premton edhe çmime për fituesit.
“Na jepni një mendje për këngën që do na shoqërojë në rrugëtimin drejt fitores së 18 qershorit,”-shkruan Rama në llogarinë e tij në Facebook.
Postimi i plotë i kryeministrit Rama:
ZGJIDHNI MUZIKËN E LUFTËS PËR SHPIPËRINË QË DUAM
Na jepni një mendje për këngën që do na shoqërojë në rrugëtimin drejt fitores së 18 qershorit.
Mes propozuesve të këngës fituese do të hidhet një short në ERTV dhe kush fiton do marrë të firmosur një bluzë të dedikuar, nga lojtari i tij apo i saj i zemrës në Champion.
I dyti do marrë bluzën e autorit të golit të parë në Finalen e Champions këtë vit.
Dhe i treti do marrë një bluzë të fushatës të firmosur nga unë dhe skuadra e re e deputetëve socialistë të qytetit të tij
Ndërsa i katërti do marrë një kravatë timen për ngushëllim.
Të tjerët që kanë zgjedhur këngën fituese do marrin bluzën e fushatës me firmën time
Dhe gjithë pjesëmarrësit do marrin byzylykun plastik të fushatës./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





