Transmetuar më 15-04-2017, 19:04










Një i vdekur dhe tre të plagosur, është bilanci i një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali, ku që të gjithë janë shqiptarë.
Mësohet se i riu që ka humbur jetën në aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme pak pas orës 23:30, është një 17-vjeçar shqiptar.
Mediat italiane shkruajnë se aksidenti ka ndodhur në Rivergaro të Piaçencës ku automjeti tip “Golf”, me të cilin ata udhëtonin, është përplasur fort me një pemë.
Mësohet se gjendja e tre të plagosurve të tjerë, të moshave 17-19 vjeç, është kritike.
Mediat shkruajnë se të rinjtë po ktheheshin nga një festë në momentin e aksidentit./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





