
Britney Spears ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram momente nga udhëtimi i me familjen këtë javë në ishujt Hawaii. Këngëtarja 35-vjeçare ishte larguar të hënën për pushime me nënën, Lynne dhe djemtë e saj Preston dhe Jayden.
“Një tjetër ditë e madhe”, shkruan ajo në grupin e fotove që ka ndarë me 16 milionë ndjekësit e saj në Instagram. Spears dhe familja e saj arritën në fillim të javës në Hawii.
Ylli i muzikës amerikane ndau që të hënën një video ku shfaqej me nënën dhe djemtë e saj duke luajtur në oqean. “Nga fillimi në fund, kjo ishte një ditë e mirë”, ka shkruar ajo.
Gjithashtu Spears gjatë pushimeve ka konfirmuar përmes Instagramit se ajo do të bëjë mbylljet e saj të qëndrimit në selinë e Las Vegas në aksin e Planet Hollywood në fund të vitit. “Duke i thënë lamtumirë kësaj shfaqjeje do të jetë e vështirë’, shkruan këngëtarja.
Spears ka dy djem Preston 11 vjeç dhe Jayden 10 vjeç dhe me ish burrin e saj Kevin Federline është ndarë në vitin 2012. Në një intervistë të dhënë për mediat në shtatorin e vitit të kaluar këngëtarja është shprehur se u frikësohet këtyre ditëve pasi fëmijët e saj po bëhen adoleshentë.
“Ata janë pak të prapët. Jam vërtet nervoze pasi mosha 12, 13, 14 dhe 15 vjeç do të jetë vërtet delikate për fëmijët e mi”, ka thënë Spears. /noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





