
Gjykata e Durrësit vendosi sot që të lërë në "arrest me burg" duke e konsideruar të ligjshëm arrestimin e dy vëllezërve Kostandin dhe Kujtim Ekonomi, pasi rrahën për vdekje Agim Arapin, me të cilin kishin konflikt pronësie.
Viktima dhe autorët kishin nënshkruar një kontratë, sipas të cilës dy vëllezërit Ekonomi do t’i paguanin 58-vjeçarit një qira prej 13 mijë lekësh në muaj për kalimin e tubave të ajrimit të picerisë në dyqanin ushqimor.
Policia sqaronte ditën e krimit se viktima i’a kishte kërkuar Jurgen Kurtit paratë dhe në debat e sipër, ishin përfshirë në konflikt edhe dy vëllezërit Kostandin dhe Kujtim Ekonomi.
“Këto dy të fundit e kanë në dyqanin ushqimor të viktimës e kanë goditur me grushta. Gjatë kësaj kohe Jurgen Kurti ka qenë jashtë dyqanit ushqimor”, sqaronte policia një ditë pas krimit.
Nga ekspertiza mjeko- ligjore u vërtetua se shtetasi Agim Arapi ka ndërruar jetë për shkak të problemeve që ka pasur me zemrën, ku nuk ka përballuar dot goditjet me grushta.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





