Transmetuar më 15-04-2017, 11:22

Pavarësisht debateve dhe madje edhe fyerjeve ndaj njëri-tjetrit, ardhja e cigareve i ka bërë bashkë Ervinin, Kein dhe Damianon.

Për një pjesë të madhe të ditës, ata u detyruan të rezistonin pa cigare, por menjëherë me ardhjen e tyre ata dolën në oborr së bashku për të tymosur.

“Këtu inatet po merren keq, dje e kuptova sensin. Secili duhet ta kuptojë që të mos arrijmë në atë pikë që kaluam dje”, thotë Ervini.

Më pas, të tre ata ulen bashkë. “Na ra në kokë”, thotë Ervini. “E vërtetë”, përgjigjet Damiano.

Ndërkohë që debati me sjellje dhe fjalor të papërshtatshëm i ditës së mbrëmshme mes Ervinit, Olsit dhe Damianos ka bërë që të gjithë banorët të marrin një ndëshkim pasi nuk bënë përpjekje për të ndaluar sherrin.

Kujtojmë se kur Ervini është vënë përballë Damianos e ka humbur toruan dhe debati e kaloi limitin. I ndjerë i provokuar nga fjalët e Damianos, ai e ka pështyrë në fytyrë disa herë atë.

Gjest që më herët e ka bërë edhe Olsi. Një gjest i dënueshëm, për të cilin Big Brother vendosi edhe ndëshkimin përkatës. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd