
I shoqëruar nga ministrja Klajda Gjosha kreu i Kuvendit Ilir Meta u shfaq i qeshur në hyrje të Hotel Tiranës, ku ka nisur të zhvillohet takimi me aleatin e tij Edi Rama.
Para nisjes së këtij takimi Meta lëshoi edhe një mesazh të rëndësishëm për Ramën, kur tha se çdo marrëveshje nis te vota e lirë.
“Kjo është marrëveshja e vjetër që është ende në fuqi dhe ka një problem madhor por që duhet zgjidhur patjetër, dhe që ka angazhimin madhor të aleancës për Shqipërinë europiane për të garantuar paprekshmërinë e votës së lirë si themelin e bashkëjetesës sonë në një shtet e shoqëri evropiane”, u shpreh Meta.
I pyetur lidhur me presidentin Meta deklaroi: “Emri i presidentit është konsensusi me kënaqësinë më të madhe me çdo faktor që kërkon të zgjidhë këtë situatë”. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





