Transmetuar më 15-04-2017, 09:15

Këngëtari i famshëm shqiptar Ardian Bujupi, sapo ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor. Ai vjen kësaj here në bashkëpunim me emra shumë të njohur të skenës botërore si Mohombi, Big Ali dhe DJ R’AN.

Kënga titullohet “Kiss Kiss” dhe është një version më modern i këngës së këngëtarit turk Tarkan, me po të njëjtin titullin. Nëse ka një gjë që nuk mund të bësh teksa dëgjon këngën është të rrish, sepse ritmi i saj do të të bëjë të kërcesh.

Kënga është publikuar nga llogaria zyrtare e Bujupit në Youtube. Tashmë presim që “Kiss Kiss” të shndërrohet në hitin veror. /b.l/noa.al/ 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd