
Një aksident i cili mund t’i kishte marrë edhe jetën një vogëlushi 3 vjeçar ka shpëtuar vetëm me disa gërvishtje në trup.
Në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë, shfaqet një fëmijë që i del përpara një makine, ndërsa shoferi, i cili ishte duke biseduar në telefon nuk e ka parë atë, ka filluar lëvizjen me makinë.
Makina i ka kaluar sipër fëmijës, e kur duket se aksidenti ka një fund tragjik për të miturin ai shfaqet sërish i shtrirë në tokë duke qarë.
Pas këtij momenti pranë tij afrohet një person që e merr në krahë dhe kërkon ndihmë. Epo në të tilla raste vlen të kujtohej shprehja që “Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër”. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





