Transmetuar më 14-04-2017, 20:47

Takimin e tij të fundit, Senatori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John McCain e zhvilloi në kryeministri, me kreun e qeverisë Edi Rama. Takimi i pasdites të së premtes, zgjati rreth 2 orë, ku Rama dhe McCain diskutuan për aktualitetin politik, si dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.
Në përfudnim, nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Rama e quajti zyrtarin amerikan mbështetës besnik për reformat që bëjnë shtet.
“120minuta të paharrueshme me një mik të madh të shqiptarëve dhe një mbështetës besnik të Shqipërisë në rrugën e reformave që bëjnë shtet”, shkruan kryeministri në Facebook. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





