
Ambasada e Shteteve të Bashkaura të Amerikës në Tiranë, shkruan në faqen e saj zyrtare se takimet e Senatorit McCain, me zyrtarët e lartë të politikës shqiptare, patën në fokus partneritetin ushtarak SHBA-Shqipëri, rëndësinë e reformës në drejtësi në vend, si dhe përpjekjet për të mundur ISIS.
“Senatori i SHBA John McCain vizitoi Shqipërinë të premten, ku theksoi partneritetin ushtarak SHBA-Shqipëri, rëndësinë e reformës në drejtësi në vend, si dhe përpjekjet për të mundur ISIS. Senatori McCain, i cili shërben si kryetar i Komitetit të Senatit për Shërbimet e Armatosura, u takua me Presidentin Bujar Nishani, Kryeministrin Edi Rama, Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta dhe udhëheqësin e opozitës Lulzim Basha”, shkruan ambsada amerikane.
Vizita e Senatorit do të përmbyllet me një darkë pune mes dy delegacioneve, atij amerikan dhe shqiptar. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





