Transmetuar më 14-04-2017, 19:49

Një shqiptar me banim në Treviso të Italisë ka përfunduar pas hekurave pasi për shkak të një momenti xhelozie me të dashurën i ka vënë flakën 5 automjeteve.

Alarmi u lëshua nga banorët e zonës rreth orës dy të natës mbrëmjen e djeshme, pas flakëve të mëdha dhe tymit që tërhoqën vëmendjen e tyre.

Përgjegjës për të gjithë këtë rrëmujë, rezultoi të ishte një 24 vjeçar shqiptar i cili u identifikua me emrin  Klodjan Canaj. Sipas të përditshmes italiane, La Nuova, veprimi drastik i shqiptarit ndodhi pasi ishte zënë me të dashurën e tij rumune.

Policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe pas dy orësh arritën të shuanin zjarrin dhe të kthenin normalitetin në zonë. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd