Transmetuar më 14-04-2017, 18:15

Pak metra larg çadrës së protestës së opozitës, kryeministri Edi Rama mblodhi sot në një takim të rinjtë profesionistë, në sheshin “Nënë Tereza”. Në fjalën e tij, kreu i ekzekutivit nuk i kurseu ironitë me kundërshtarin e tij politik, duke deklaruar se “xhaxhi Luli do gjumë, ndërsa lali Eri do punë”.

Kryeministri e shfrytësoi këtë takim për të bërë një bilanc mes Shqipërisë që kishim dhe asaj që kemi sot. Ndryshimin e gjen edhe te drejtësia, edhe pse në masë të vogël.

“Shqipëria që kishim dhe Shqipëria që kemi janë njësoj kur vjen puna tek drejtësia, ndoshta me një ndryshim të vogël, mund të mos jetë dhe i vogël. Në Shqipërinë që kishim, gjykatësit, prokurorët dhe politikanët e korruptuar as nuk kishin frikë, sot kanë frikë. Për momentin frikën e kanë frut të imagjinatës, por e kanë. Frika i ka mbledhur në çadër, i ka ngujuar për tu mbrojtur nga drejtësia e Shqipërisë që duam”, tha Rama. /k.k/noa.al/ 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd