Transmetuar më 14-04-2017, 15:44

Një grua e moshuar ka tentuar t’i japë fund jetës duke u helmuar nëpërmjet konsumimit të acidit.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Qukës Shkumbin, Librazhd, ku 78 vjeçarja F.K., ka pirë një sasi të konsiderueshme solucioni acidi.

Kanë qenë familjarët ata të cilët e kanë gjetur pa ndjenja të moshuarën në banesën e saj dhe e kanë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve që e kanë detyruar 78 vjeçaren të ndërmarrë këtë akt fatal për jetën, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan./bl/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd