
Një sasi prej 600 kilogramë lëndë narkotike u zbulua nga Guardia di Finanza në Bari të Italisë.
Droga ishte hedhur në det nga një gomone ku ndodheshin dy shqiptarë, pasi dyshohet se ata pikasën policinë italiane duke i’u afruar. Ndërkohë që gjatë marrjes në pyetje deklaruan se ndodheshin në det prej disa ditësh, për shkak të një avarie në motor.
Policia gjeti gjatë ditës së djeshme, 21 pako të mëdha me drogë me një peshë totale prej 590 kilogramë e 95 gramë marijuanë.
Gomonia e gjatë dhjetë metra dhe dy motor të fuqishëm, u sekuestrua, ndërsa dy skafistët shqiptarë me iniciale H.R., 35 vjeç dhe D.B., 26 vjeç, u arrestuan nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.
Në rast shitje lënda narkotike do të kapte një vlerë prej 6 milionë euro. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





