



Ish- ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili është dhe kryetari i Partisë Socialiste për Tiranën, duket se e ka pasion të vërtetë këngën.
Mbrëmjen e djeshme, e enjte, pas takimit me të rinjtë që votojnë për herë të parë në sheshin “Skënderbej” është planifikuar një natë zbavitëse në një lokal nate me muzikë Live.
I shoqëruar nga sekretarja për Rininë në PS, Elisa Spiropali, Tahiri ka rrëmbyer mikrofonin duke kënduar.
Më e lirshme dukej dhe Spiropali e cila i kalonte mikrofonin kolegut të saj. Gjithë skenën zbavitëse ku ish- ministri shihet i veshur me stil djalosjar, me xhinse dhe bluzë sportive duke kënduar e shihni në videon më poshtë. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





