
Kryetari i Parlamentit fshikullon kryetarin e bashkisë së Tiranës lidhur me ndasitë e krijuara në rajonin e Tiranës ku nuk kanë të ndalur shpërthimet e qeverisë dhe pushtetit lokal të kontrolluar nga PS, ndaj kryebashkiakut të Kamzës, Xhelal Mziu.
Z.Meta, duke nxjerrë edhe një herë në pah parimin “me qetësi dhe dashuri”, – tha sot se ne duhet “të ndërtojmë ura që na bashkojnë dhe jo mure që na ndajnë”.
“Dikush më tha aty kur hymë tek ura se këtu ndahemi me Xhelal Mziun, ngaqë është Bashkia e Kamzës. Edhe unë nuk e prisja kurrë këtë ide që po ndahemi. Këtu bashkohemi se prandaj është ura, i thashë. Për të bashkuar. Të gjithë për bashkinë jemi, nuk ka asnjë për përçarje. Por ka shumë rëndësi edhe sesi flasim sepse shqiptarët nuk janë edhe kaq modern, trendi si Lali Eri, janë pak tradicional. Kemi një fjalë ne që jemi si malësor nga veriu apo jugu: “Fjala vret më shumë se plumbi”. Dhe në fjalën e fundit e kemi të parën. Jo, ne politikanët duhet të flasim me vepra”, – ishte mesazhi kuptimplotë i z.Meta. /noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





