Transmetuar më 14-04-2017, 11:14

Ndërkohë që javën që vjen mbahet raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit të ri, kreu i Kuvendit Ilir Meta, kërkon që ai të jetë konsensual.

“Nuk kam asnjë emër, por do të ketë President pa dyshim. Dhe emri i Presidentit duhet të jetë konsensual”, ka thënë Ilir Meta.

Deklarata e tij u dha ditën e sotme pasi inspektoi punimet në një rrugë në Zall Herr, bashkë me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Konferenca e Kryetarëve të Kuvendit vendosi këtë të enjte, që më 19 prill të nisë raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Zgjedhja e kreut të shtetit sipas Kushtetutës mund të bëhet me pesë raunde, ku në tre raundet e para duhet një shumicë me 3/5 e votave ose 84 të tilla, ndërsa dy raundet e tjera me shumicë të thjeshtë prej 71 votash.

Presidentit aktual Bujar Nishani i mbaron mandati më 24 korrik. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd