Transmetuar më 14-04-2017, 11:00

Një larje e pazakontë e ndodhur në mes të kryeqytetit italian në shatërvanin “Fontana di Trevi” në Romë.

Një turist rreth të 30-ave me emrin Manolo, i cili mendohet se është nga Spanja, u la krejt i zhveshur në mes të ditës, në sytë e të pranishmëve.

Ai tërhoqi vëmendjen e të turistëve të tjerë, të cilët jo vetëm panë kredhjen e tij në shatërvan, por pritën deri sa doli, në mënyrë që ta shijonin “shfaqjen” të plotë.

Gjithë skena që shihni në videon më poshtë, ndodhi mesditën e kësaj të enjteje. /a.y/noa.al 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd