Transmetuar më 14-04-2017, 09:44

Kishte hyrë në koma gjatë kohës që ishte shtatzënë dhe solli në jetë fëmijën e saj pesë muaj pas aksidentit. Por si për mrekulli pas pesë muajsh në koma, pikërisht pas lindjes së djalit ajo u përmend.

Protagoniste e kësaj ngjarje të pazakontë quhet Amelia Bannan, e cila është një police argjentinase, nga provinca e Misiones në verilindje të vendit.

Lumturi e madhe për familjarët e saj, e cila u bë nënë e të voglit Santino në 24 dhjetor.

“Një rast i papritur por i shkëlqyer. Përmirësimet janë befasuese, duke pasur parasysh shkallën e vdekshmërisë në raste të tilla”, shpjegon Marcelo Ferreira, neurokirurgu që ndjek Amelian, shkruan noa.al.

Familjarët dhe miqtë nuk reshtën asnjëherë së shpresuari dhe së foluri me të gjatë pesë muajve që ajo ishte në koma. Mjekët thanë se Amelia kishte një parandjenjë në muajt e parë të shtatzënisë, e dinte se do aksidentohej gjatë kohës që ishte në shërbim. Por me sa duket atë e riktheu në jetë i biri, i cili gëzon shëndet të plotë.

Amelia u përmend javën e fundit të marist, pikërisht teksa familjarët i kishin vendosur në kraharor të voglin. /a.y/noa.al 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd