Transmetuar më 13-04-2017, 19:17

Në momentin kur Partia Socialiste po organizonte mitingun me të rinjtë votues për herë të parë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, doli paralelisht nga çadra e protestës gati dymujore dhe mbajti një fjalim ku tha se Rama po përpiqet t’u shpëlajë trurin djemve dhe vajzave.

“Pak metra më tutje, mjeranët e krimit kanë mbledhur në një grup njerëzit të cilëve po mundohen t’u shpëlajnë trurin. Të rinjtë atje e dinë se, njeriu që u flet për zhvillim është ai që shkatërroi ekonominë shqiptare, dhe që çoi 300 mijë shqiptarë në emigracion”, – tha kryedemokrati. Duke folur për protestën, z.Basha e quajti atë një pluralizëm të pacensuruar nga çirakët dhe kriminelët.

I ashpër në artikulim, lideri i opozitës shigjetoi rivalin e tij politik duke thënë se "Rama pa krimin nuk mund të bëjë dot" dhe se "pa krimin nuk ka shumicën e votave, dhe prandaj lidhet me krimin". /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd