
Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko i ka bërë thirrje opozitës që të dalë nga çadra dhe të shkojë në zgjedhje, në atë që ai e quajti përballje me sovranin. Në një takim me të rinjtë e Tiranës, votues për herë të parë, Majko tha se PD nuk del në zgjedhje sepse ka frikë nga humbja.
Për ligjvënësin e majtë, qeveria teknike është alibi, ndërsa solli në vëmendje faktin se si Partia Socialiste erdhi në pushtet me një kod zgjedhor të ndryshuar nga PD dhe me kryeministër Sali Berisha.
"PD ka frikë të shkojë në zgjedhje sepse e di që do të humbasë. Europa i ka bërë thirrje opozitës që të dalë nga çadra. I kujtoj PD-së së kjo mazhorancë erdhi në pushtet në opozitë me Sali Berishën dhe me kryeministër Sali Berishën. Ejani në dialog me ne dhe të shkojmë në zgjedhje”, tha Majko.
Deputeti hoshi poshtë çdo mundësi për qeveri teknike, duke theksuar se do të ketë vetëm votim të popullit shqiptar. /noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





