Transmetuar më 13-04-2017, 15:20

OSBE/ODIHR-i do t’u kërkojë Shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së të dërgojnë 30 vëzhgues afatgjatë dhe 300 afatshkurtër për të vëzhguar zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë.

Procedurat, do të përfshijnë votimin, numërimin e votave dhe nxjerrjen e rezultatit. Këto rekomandime janë paraqitur sot në raportin e misionit të OSBE-së për vlerësimin e nevojave.

“Misioni për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit përveç një ekipi bërthamë ekspertësh, do të kërkojë  edhe dërgimin nga shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së nga 30 vëzhgues afatgjatë për të ndjekur procesin e mbarëvajtjes së zgjedhjeve  dhe 300 vëzhgues afatshkurtër për të vëzhguar ditën e zgjedhjeve”, thuhet në komunikatën e OSBE-së lëshuar sot për media.

Që nga muaji tetor i vitit të kaluar në krye të prezencës së OSBE-së në Shqipëri është ambasadori Bernd Borchardt. Për Shqipërinë buxheti i OSBE-se ka qenë rreth 2.9 milionë euro duke zënë rreth 2% të totalit. Një shifër kjo e njëjtë edhe me misionin në Mal të Zi. /b.l/noa.al/ 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd