





Chahat Kumar nga Punjab në Indi është një vogëlushe e cila ka lindur me një peshë normale, por tani ajo peshon rreth 17 kilogramë. Kjo vajzë vetëm tetë muajshe ka habitur mjekët, pasi pesha e saj është jashtë parametrave të një fëmije normal.
Prindërit e saj thonë se pesha e saj kur ka lindur ka qenë normale, por në muajin e katër ata kanë vënë re se vajzës i është shtuar oreksi. “Pesha e saj është duke u rritur nga dita në ditë”, shprehet baba i saj Suraj Kumar.
Ata janë të habitur pasi vajza e vogël nuk ngopet me ushqim, çka ka bërë që ata të shqetësohen për shëndetin e saj.
Nëna e Chahat thotë se vajza e saj vetëm 8 muajshe ha 4 herë më shumë sesa një fëmijë normal i moshës së saj dhe nëse nuk u japin për të ngrënë vajza fillon qan.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





