Transmetuar më 13-04-2017, 13:34

Pas ndarjes së bujshme të çiftit ikonë të Hollywood, bukuroshja Angelina Jolie duket se po përjeton një histori dashurie me një biznesman, identiteti i së cilit nuk bëhet ende i ditur.

Pra me pak fjalë nuk ka më shpresa për një rikthim të mundshëm mes Brad dhe Angelinës. Por historia nuk mbyllet me kaq.

Sipas TMZ, Angelina jo vetëm është e dashuruar me biznesmenin por mendon ta finalizojë në martesë këtë lidhje.

Aktorja shumë shpejt do jua prezantojë 6 fëmijëve të saj partenrin e ri, dhe më vonë mesa duket do të ketë edhe dasmë.

Nuk dihet sesi mund ta ketë pritur Brad Pitt këtë lajm, por edhe ai duket se e ka lënë pas historinë më Jolie, dhe thuhet se po shijon një romancë me Sandra Bullock.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd