Transmetuar më 13-04-2017, 13:20

Keit i bën përshtypje distancimi që i ka bërë Olsi, ndërsa ky i fundit thotë se po mundohet të jetë neutral në përplasjen që ajo ka me Fiorentinën. “Ti gjithë ditën rri me Vinin dhe nuk me je afruar më”, i thotë Kei.

“Ta shpjegoj unë se pse. Se ajo (Fiorentina) më ka thënë gjërat dhe i kam thënë që është problemi yt. I kam thënë se ça ke vendosur ti me të është problemi yt, jo i imi. Por ti ngre zërin dhe kur i ke folur Fiorentinës, më ka ngrënë mua përbrenda”, i thotë ai.

Një tjetër përplasje e Keit është edhe me Ervinin. “I thashë atij që nuk duhet ta bënte, nuk duhet të ofendonte”, shton Olsi.

Kei i tregon se ja ka thënë në sy Ervinit që nxehet kot dhe “fryhet”, jo në sensin negativ të fjalës. Më pas, Kei kthen bisedën tek Fiorentina dhe për këtë i thotë Olsit se po të kishte ndërhyrë mund t’i kishte shmangur gjërat.

“Nuk mundesha se është ndjerë me ty e ofenduar dhe nuk e imponoj dot unë”, i thotë ai, citon faqja e BB. Por Kei këmbëngul. “Ti e di shumë mirë që Fiorentinën nuk do ta ofendoja kurrë unë”, i thotë ajo.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd