
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka tha nga çadra e lirisë se Rama është më i vetmuar se kurrë, duke tentuar që të korruptojë me paratë e krimit aleatë vendas dhe të huaj.
“Sot është më i vetmuar se kurrë, pavarësisht se nuk ka hequr dorë nga arroganca, nga sjellja e tij prej injoranti politik, prej arroganti, sot ai është më i vetmuar se kurrë dhe për këtë arsye po përpiqet të blejë dhe korruptojë aleatë brenda dhe jashtë Shqipërisë”, u shpreh Paloka.
Më tej, teksa bëri një renditje të lajmeve të ditëve të fundit, që nga kapja e tonelatave të drogës deri te vrasja e ish- komisarit Artan cuku, Paloka theksoi se ky është shteti që ka ndërtuar Rama. Nga ana tjetër ai shtoi se çdo ditë e më shumë kryeministri me sjelljen e tij dhe vendimet po i ofron shqiptarët më shumë drejt PD-së.
“Një situatë kriminalizimi që çdo ditë rëndohet më shumë. Përditë, krime, vrasje, atentate, siç ishte edhe ai i vrasjes së Artan Cukut. Ky shtet, Edi Rama jo vetëm që e la në dorë të krimit, por edhe e nxori në pritë për krimin, sepse është i lidhur me krimin. Kanë marrë vendime që janë kundër interesave të shqiptarëve, sepse i tillë është parlamenti i bandave. Prandaj jemi këtu dhe do të jemi deri në fitore dhe të jeni të bindur çdo ditë që kalon nuk bën gjë tjetër vetëm na afron me fitoren”, tha Paloka. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





