




Pasditen e djeshme, çifti i njohur i balerinëve Gerd Vaso dhe Enada Hoxha kanë qenë të ftuar në emisionin “Rudina”. Ata kanë folur për shfaqjen e tyre më të re, “Liqeni i mjellmave”, ku përveçse do të interpretojnë janë edhe koreografët e saj, si edhe për jetën e tyre familjare.
Enada me Gerdin kanë treguar më tepër për vogëlushin e tyre Roan, i cili ka pasion futbollin dhe jo baletin (si prindërit e tij), ndonëse siç ka thënë mami Nada është tejet i talentuar.
Ata e shoqërojnë djalin në bibliotekë dhe kënde lojërash, madje kanë treguar se kalojnë shumë kohë me të.
Balerinët kanë rrëfyer gjithashtu se Roan do të jetë fëmija i vetëm për ta dhe nuk kanë në plan për të pasur një tjetër fëmijë. Ky ka qenë një vendim që çifti i njohur ka marrë duke iu përkushtuar shumë jetës së tyre profesionale.
“Nuk mendoj. Profesioni bën të vetën, mosha ikën”, tha ai, ndërsa Enada shtoi që edhe pse “nuk do kishte më mirë sesa të kishte një vëlla e motër të tijën”, tani që ata e kanë vendosur, ai ka nipin dhe mbesën e Gerdit dhe vajzën e motrës së saj, si vëllezër e motra.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





