Transmetuar më 13-04-2017, 11:21

Konferenca e Kryetareve në Kuvend ka marrë vendim për të nisur më 19 prill, raundin e parë për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.

Vendimi u mor pas kërkesës së paraqitur nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, drejtuar kryeparlamentarit Ilir Meta me një letër. Në raundin e parë do të bëhet prezantimi i kandidatëve për President.

Kryetari i Kuvendit, Meta, njoftoi deputetët në nisje të seancës së sotme, se "Konferenca, me konsensus, vendosi të fillojë procedurat parlamentare për zgjedhjen e Presidentit, ditën e mërkurë, ora 18:00 në sallën plenare të Kuvendit. Procedurat do të jenë sipas Kushtetutës".

Opozita ka bojkotuar Kuvendin, ndërsa shumica është e vendosur për të vazhduar procesin për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

Kushtetuta përcakton se janë pesë raunde për zgjidhjen e Presidentit. Në tre raundet e para kërkohet një shumicë prej 3/5, 84 vota, ndërsa në dy raundet e dyta presidenti mund të zgjidhet me 71 vota. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd