
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thirrur aleatët e tij në një takim në selinë blu.
Takimi mësohet se ka nisur pak më parë, ndërsa si temë diskutimesh është situata politike dhe se si do ti përgjigjet opozita zhvillimeve të mëtejshme.
Në takim nuk janë Dule, Ndoka, Duka dhe kryetarët e tjerë të partive që i janë bashkuar opozitës.
Mendohet se në qendër ta këtij takimi është situata politike në vend dhe ecuria e protestës së PD. Mbledhje vjen në një kohë kur Kuvendi pritet të nisë procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri.
Ndërkohë që data e zgjedhjeve po afron, PD dhe disa parti opozitare nuk janë regjistruar në KQZ.
Në daljet e tij publike nga çadra Basha nënvizoi faktin se nuk heq dorë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
Dhe, me një gjuhë të ashpër ai akuzoi Ramën se ka bërë projektin mafioz duke "blerë" sipas tij dhe diplomatë të huaj që të bëjnë procesin e vettingut. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





