Transmetuar më 13-04-2017, 11:08

Gjykata e Shkodrës dha masën “detyrim paraqitje” për tre ish- punonjëset e Shtëpisë së Fëmijës të cilat u arrestuan pas publikimit të videoskandalit duke keqtrajtuar të miturit.
Bëhet fjalë për Albana Llazani, Rafaela Camaj dhe Najada Rramolli.
Ish drejtoresha Llazani akuzohet për rastin e 4 vajzave të mitura të shtëpisë së fëmijës të cilat u abuzuan seksualisht dhe për dhunimin brenda institucionit të disa fëmijëve të tjerë.
Albana Llazani u arrestua bashkë me punonjëset e tjera një vit më parë. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





