
Një 49-vjeçar është arrestuar nga uniformat blu të Elbasanit pasi ka kanosur me armë gjahu bashkëshorten e tij dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.
Mësohet se Beqir Sinani, 49 vjeç banues në fshatin Grykësh i Madh Peqin, u arrestua pasi në banesën e tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet të ketë kanosur me një armë gjahu gjysmë automatike bashkëshorten e tij L. Sinani, 43 vjeçe, duke qëlluar në ajër brenda ambienteve të shtëpisë.
Gjithashtu mësohet se 49-vjeçari ka ushtruar edhe dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas së tij. Policia ka bërë të munduar arrestimin e autorit si dhe ka sekuestruar armën e gjahut në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” dhe “Kanosja”. /b.l/noa.al/.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





