Transmetuar më 13-04-2017, 09:33

Një polic ka bërë për spital një qytetar vetëm se ky i fundit nuk ka zbatuar rregullat e qarkullimit. Ngjarja e pazakontë është regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjithçka nisi kur këmbësori me ngjyrë i identifikuar si Nendi Kain Junior përpiqet të kalojë rrugën në një kryqëzim jashtë vijave të bardha.
Pas debatit me policin, ky i fundit e shtrin në tokë dhe e grushton, ndërsa më pas i vendosen prangat me ndihmën e kolegut të tij.
Policia e Sakramentos në SHBA ka filluar hetimet ndaj policit, ndërsa këmbësori është liruar pak orë pas arrestimit. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





