Transmetuar më 13-04-2017, 08:29

I kërkon falje nënës dhe familjes së saj në një video dhe më pas i jep fund jetës. Një nuse e re indiane vetëm 20 vjeçe, vendosi që t’i japë fund jetës pasi u torturua për muaj të tërë nga i shoqi dhe familja e tij.

Anjum Faizan trajtohej si skllave, detyrohej të bënte punë të rënda dhe përçmohej nga familja e të shoqit për shkak të pajës së pakët që kishte sjellë me vete.

Në videon që noa.al sjell më poshtë , 20- vjeçarja i kërkon ndjesë të ëmës dhe familjes së saj, ndërsa më tej hyn në banjo dhe i jep fund jetës.

Kufoma e saj u gjet nga prindërit, të cilët shqyen derën e banjës, pasi prej ditësh askush nuk arrinte të kishte kontakt me të.

Anjum shumë herë u kishte treguar nëpërmjet telefonit familjarëve, se vjehrra me vjehrrin dhe i shoqi e keqtrajtonin si dhe i vinin në pah diferencën ekonomike mes dy familjeve, qysh pas martesës së bërë në muajin janar. E reja i dha fund jetës javën e kaluar, ndërsa u gjet e vdekur vetëm këtë të martë, më 11 prill. /a.y/noa.al 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd