Transmetuar më 13-04-2017, 08:00

Është zbardhur sherri në të cilin është përfshirë mbremjen e së martës prezantuesja Luana Vjollca së bashku me të dashurin e saj dhe një shtetas tjetër që e përndiqte prej kohësh.

Bëhet fjalë për 31- vjeçarin Besmir Lila, i cili prej kohësh ka përndjekur prezantuesen Vjollca. Pas zënkës që është bërë në zonën e Unazës së Ee në Tiranë, policia ka arrestuar në flagrancë rreth orës  23:00, shtetasin Besmir Lila, 31 vjeç, banues në Lundër, i cili është konfliktuar fizikisht edhe me të dashurin e Luanës, Krenar Çoçajn.

Ngjarja/ Mbrëmjen e djeshme (e martë) rreth orës 19:00, në Unazë të Re, pranë Hotel “Roland”, shtetasi Besmir Lila ka ndaluar për ti folur shtetases Luana Vjollca, të cilën e përndjek në mënyrë të vazhdueshme. Ndërkohë që 31- vjeçari nga Tirana ka goditur ka goditur me grusht, mikun e prezantueses shqiptare, 29 vjecarin, Krenar Çoçaj, banues në Prishtinë, i cili erdhi në ndihmë të Luanës. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit Besmir Lila, ju gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri, e llojit pistoletë, pa numër./Gazeta Express

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd