Transmetuar më 12-04-2017, 21:23

Deputeti socialist i qarkut të Korçës, Ilir Pendavinji, i drejtohet opozitës duke thënë se “kriza e Partisë Demokratike, nuk është kriza e Shqipërisë dhe shqiptarëve”.

Sipas tij Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama janë të angazhuar për të përfunduar këtë mandat kushtetues qeverisës siç i kanë besuar shqiptarët.

Reagimi i tij ka ardhur në një postim në Facebook.

Postimi i plotë i deputetit Ilir Pendavinji:

“Kriza e Partisë Demokratike, nuk është kriza e Shqipërisë dhe shqiptarëve! Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama janë të angazhuar për të përfunduar këtë mandat kushtetues qeverisës siç i kanë besuar shqiptarët.

Së bashku me Edi Ramën, ne jemi gati të testohemi në 18 qershor mbi punën e kryer të katër viteve, në datën kur Presidenti i Republikës ka dekretuar ditën e zgjedhjeve.

Kush ka frikë nga zgjedhjet, e ka problemin me veten, jo me konkurentët politikë.”

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd