Transmetuar më 12-04-2017, 18:54

Treni ishte në nisje, ndërsa djalit të vogël i rrëshqiti këmba dhe përfundoi duke rënë te shinat.

Ky është momenti i tmerrshëm me të cilin është përballur një vogëlush, pamjet e të cilit mund t’i shihni në videon e postuar më poshtë.

Gjyshi i tij sapo e pa nipin që ra poshtë trenit menjëherë kërkoi ndihmë por asnjë nuk iu përgjigj thirrjes së tij për ta ndihmuar.

Duke mos patur kohë të mjaftueshme në dispozicion sepse treni mund të nisej dhe në këtë mënyrë do të shtypte djalin, gjyshi është shtrirë vetë dhe e nxorri nipin e tij nga shinat. 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd