Transmetuar më 12-04-2017, 18:11

Një bazë prostitucioni në Shkodër është shkatërruar nga policia pas hetimeve disa mujore të operacionit të koduar “Kryeneçja”. Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër po hetohet në gjendje të lirë.

Në pranga ka rënë Liza Bela 67 vjeç, e cila e kishte kthyer banesën në bazë prostitucioni dhe akuzohet për shfrytëzim prostitucioni.

I arrestuari i dytë është Halil Bajraktari 56 vjeç i akuzuar për favorizim të prostitucionit, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë 41-vjeçarja me iniciale F.M e akuzuar për ushtrim prostitucioni.

Materialet hetimore ju dërguan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Shfrytëzimit të Prostitucionit” “Mbajtjes së ambienteve për prostitucion“ “Ushtrim i prostitucionit” “Favorizimi Prostitucionit”./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd