Transmetuar më 12-04-2017, 17:01

Policia ka bërë të mundur parandalimin e një krimi në një familje në Krujë, ku burri ka kërcënuar me automatik gruan e tij një oficere policie.

Në pranga është vënë 54 vjeçari Genci Boja. Arrestimi i tij u bë mesditën e sotme, pasi Boja për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri tip automatik, bashkëshorten e tij, shtetasen L. Boja.

Ndërhyrja në kohë e policisë ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin furgon tip Benz, i’u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provave materiale arma që donte të kryente krimin dhe 40 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Dhunë në familje” dhe” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd