Transmetuar më 12-04-2017, 16:30

Një kryefamiljar në Laç, është paraqitur në polici për të denoncuar zhdukjen e vajzës së tij. Gjatë ditës së djeshme 50-vjeçari P.K., me banim në Laç, ka deklaruar në polici, se vajza e tij 17- vjeçare, D.K.,  është larguar nga banesa.

Babai i saj tha para uniformave blu se e bija është zhdukur që prej datës 3 prill pa lënë gjurmë dhe se ai nuk di ku ta kërkojë.

Pavarësisht kërkimeve të tij tek të afërmit apo shoqet e saj, e mitura nuk dihet se ku është, duke u shprehur i shqetësuar për fatin e të bijës.

Pas denoncimit të bërë nga babai i të zhdukurës, policia vijon punën për gjetjen dhe kthimin e të adoleshentes në banesë, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd