
Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka lënë në fuqi masën e sigurisë "arrest në burg" për punonjësit e Policisë së Qafë Thanës, të arrestuar me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda në vijim të hetimeve për kalimin e një kamioni me 8 ton kanabis.
Katër policët e kufirit Qafë Thanë, Çlirim Pepa, përgjegjës turni, Ervin Kodra, kontrollor hyrje-dalje, Lirim Halili, kontrollor te kabina në hyrje, Syrja Terziui, kontrollor në hyrje, u dënuan për veprën penale të trafikut të narkotikëve në bashkëpunim në vijim të hetimit të nisur pas zbulimit të një kamioni maqedonas me 8 ton kanabis në Itali, në shkurt të vitit 2017.
Në bazë të hetimit të Prokurorisë për Krime të Rënda ka rezultuar se efektet e policisë kanë krijuar lehtësitë që ky kamion i ngarkuar me narkotikë të kalojë pa u kontrolluar në Qafë Thanë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





