Transmetuar më 12-04-2017, 15:37

Kthjellimet dhe vranësirat e lehta e kalimtare  do të karakterizojnë kushtet e motit në vendin tonë. Sërish më të përqendruara vranësirat do të jenë në zonat malore përgjatë kufirit lindor.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me mot të kthjellët në zonat e ulëta dhe ato bregdetare duke lënë me kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme zonat malore. Parashikohet që edhe gjatë natës të mos ketë ndryshime të kushteve të motit duke bërë që kthjellimet të jenë dominante.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të jenë relativisht të larta në të dy vlerat ekstremale të ditës, termometri në zonat e ulëta do të ngjitet deri në 27 gradë C. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi veriperëndimor dhe për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Europa

Prezenca e një qendre me presion të ulët atmosferik në veriperëndim të Europës me ndikim deri në qendër të kontinentit do të bëjë që vranësirat dhe shirat të karakterizojnë kushtet e motit për Europën qendrore dhe ishujt britanike.

Po ashtu me vranësira dhe rrebeshe shiu paraqiten: gadishulli Skandinav dhe Europa Lindore. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit të Europës do të jetë nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd