






Drejtori i Shërbimit juridik të Kuvendit, Alban Brati i ka dërguar një letër kryetarit të Kuvendit, Ilir Metës për procedurat dhe afatet e zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Në letër thuhet se mandati i presidentit Bujar Nishani mbaron më 24 korrik 2017. Procedurat nisin 60 ditë para mbarimit të Kuvendit.
Procedurat të fillojnë jo më herët se 13 prilli 2017. Ndërkohë që ligji parashikon edhe procedurat në rastin e mbarimit të mandatit të Kuvendit aktual, i cili përfundon më 9 shtator të këtij viti.
"Rezulton se Presidenti në detyrë, Shkëlqesia e Tij, z.Bujar Nishani e ka bërë betimin e tij si Presidenti në seancën plenare të Kuvendit mbajtur më datën 24 korrik 2012. Bazuar në nenin 88 pika 1 dhe 2 të Kushtetutës që parashikojnë se:
1. Presidenti i Republikës, në cdo rast, zgjidhet për 5 vjet, me të drejtë rizgjedhje vetëm një herë.
2. Mandati përfundon në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të pestë nga data e betimit si President i Republikës.
Rrjedh se mandati i Presidentit në detyrë Shkëlqesisë së Tij z.Bujar Nishani mbaron më datën 24 korrik 2017.
Neni 88 pika 2/1 i Kushtetutës parashikon:
Procedura për zgjedhjen e Presidentit fillon jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit presidencial paraardhës. Kur mandati presidencial përfundon në gjashtë muajt që i paraprijnë fundit të mandatit të Kuvendit ekzistues, procedura për zgjedhjen e Presidentit fillon jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit të Kuvendit", thuhet në letër. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





