
Në takimin me qindra të rinj të Beratit, drejtuesi politik i këtij qarku për Partinë Socialiste Blendi Klosi, deklaroi se zgjedhjet do të mbahen sipas përcaktimit kushtetues, në datën 18 qershor dhe do të jenë brenda të gjitha normave të demokracisë.
“Asnjë shqetësim për standardin e zgjedhjeve. Zgjedhjet do të mbahen sipas të gjitha normave demokratike”, deklaroi Blendi Klosi.
I deleguari i PS në Berat deklaroi gjithashtu përpara të rinjve se 18 qershori, jo vetëm do të rikonfirmojë fituese Partinë Socialiste, por do të rikonfirmojë fitoren e saj të thellë si garancia për të vijuar reformat e nisura nga qeveria Rama.
“Vota jonë masive pro Partisë Socialiste do të jetë garancia e mbrojtjes së gjithë reformave që kemi bërë në këto katër vjet dhe gjithashtu garantuesja e vijmit të tyre në katër vitet e tjera” – deklaroi Klosi.
Klosi shprehu bindjen e plotë se 18 qershori do të rikonfirmojë kryeministër Edi Ramën, do të konfirmojë ashtu si në 26 vjet, Beratin si bastion të Partisë Socialiste. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





