
Banania është i magjishëm për shëndetin. Ky fryt është e pasur me vitaminë A, me vitamina të grupit B dhe vitamina C, K dhe J. Është shumë e pasur me fosfor, magnez, zink, dhe bakër. Nuk duhet të mungojë në tryezat tona sepse është e aftë të mbajë nën kontroll tensionin e gjakut, favorizon eliminimin e ujërave dhe fibrat që i ka me shumicë, rregullojnë kolesterolin në gjak. Por edhe me lëkurën e saj lehtësohen shumë shqetësime. Ja cilat janë përdorimet.
Nëse vuan nga akne në adoleshencë ose dhe më vonë, çdo mbrëmje kujtohu të fërkosh fytyrën me lëkurë bananeje. Shko fli dhe në mëngjës shpëlaje. Do të kesh shumë përmiësim.
1. Qetëson acarimet e lëkurës
Nëse vuan nga acarimet e shpeshta të lëkurës, si p.sh pas kruarjeve nga një pickim mushkonje, apliko lëkurën e bananes për disa minuta në zonën ku keni acarimin. Kjo është shumë e dobishme edhe për djegiet e vogla në lëkurë.
2. Zbardh dhëmbët
Për të pasur dhëmbë më të bardhë, përdoreni lëkurën e bananes nga pjesa e saj e brendshme. Fërkoje herë pas here mbi dhëmbë dhe do të duken menjëherë më të bardhë.
3. Parandalon rrudhat
Lëkura e bananes është ajo që bën për ty edhe në rastin kur do të parandalosh rrudhat në fytyrë dhe qafë. Vendoseni një pjesë të lëkurës së bananes direkt mbi lëkurë, veçanërisht mbi ballë. Efekti është i pabesueshëm, falë vitaminës A, E, potasit, hekurit dhe magnezit.
4. Trajtoni flokët e dëmtuar
Grijini në mikser lëkurat e bananes me pak ujë dhe vendoseni masën në flokët e dëmtuar për rreth 30 minuta. Më pas shpëlajeni.
5. Maskë për fytyrën
Me lëkurën e bananes është e mundur të bëhet një maskë për fytyrën, falë enzimave që përmban dhe që lejojnë të kemi një fytyrë që është më e shëndetshme që në dukje. Lajeni mirë fytyrën me ujë e sapun. Kalojeni lëkurën e bananes në mikser derisa të kthehet në një brumë të butë dhe vendoseni në fytyrë. Lëreni derisa të thahet dhe shpëlajeni me ujë të vakët. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





