
Zbulohet një laborator modern i cili përdorej për përpunimin e lëndëve narkotike, në Skrapar.
Mësohet se në laboratorin e zbuluar ditën e sotme, e mërkurë, janë gjetur bimë të mbjellja në vazo.
Më konkretisht janë gjetur mbi 2000 rrënjë kanabis, si edhe një sasi e madhe kanabis i tharë.
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se laboratori për përpunimin e drogës është nder modernët të zbuluar deri tani në vendin tonë.
Kurorëzimi i operacionit policor vjen pas hetimeve disa javore pas sekuestrimit të 1.2 ton kanabis sativa në fshatin Lapan mes Beratit dhe Skraparit. /a.y/noa.al
Magazina me drogë, policia e Beratit jep të dhëna
Foto arkiv
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





